Hapin dyert e mortit, sot kthehen në Kosovë 10 trupat e viktimve të aksidentit tragjik në Kroaci

10 trupat e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci do të shkojnë më në fund në Kosovë, për t’u përcjellë në banesën e tyre të fundit. Kur kanë kaluar më shumë se 2 ditë nga ngjarja e rëndë, është arritur të bëhet identifikimi i të dhjetë viktimave.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:20 të mëngjesit të  së dielës, kur autobusi me targa të Kosovës, i cili vinte nga Frankfurti u rrëzua dhe i mori jetën 10 personave, ndërkohë që nga 69 personat e aksidentuar, 15 prej tyre janë fëmijë.

Dita e djeshme për Kosovën ishte ditë zie, ku në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj,  u ndezën qirinj në nderim të bashkatdhetarëve që humbën jetën në aksident. Ndërkohë nga 45 të plagosurit që ishin të shtruar në spital, 26 prej tyre kanë dalë ditën e djeshme pasi nuk kishin plagë të rënda.

Ditën e djeshme janë bërë edhe dëshmi nga pasagjerët të cilat ishin tronditëse. Tek përshkruanin me lot në sy momentët e ‘tmerrit’, të mbijetuarit tregonin skenën e ngjarjes e cila kishte ardhur krejt papritur.

Shkak për aksidentin siç edhe u deklarua nga prokurorët, është bërë përgjumja e drejtuesit të autobusit, Naser Sylmetajt. Ai ka humbur kontrollin dhe ka bërë që autobusi të dilte nga rruga, duke shkaktuar tragjedinë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *