Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar për herë të parë në lidhje me nismën e qeverisë për hapjen e basteve sportive.
Përmes një video në rrjetet sociale, Boçi deklaron se sot mbaroi hipokrizia e Ramës, i cili sipas tij përdori fenë për të përhapur propagandën në lidhje me mbylljen e basteve sportive në fillimin e vitit 2019.
Postimi i Boçit:
Perëndoi sot hipokrizia e Ramës me “Fundin e marrëzisë”
Besoj të gjithëve ju kujtohen përbetimet dhe referimet e Ramës ndaj librave të shenjtë për dëmet që sjell bixhozi. Sot Rama e hoqi veladonin fetar të njeriut të mirë dhe është shfaqur i vërtetë, siç është në qëllimin e tij për të legalizuar bastet në funksion të pastrimit të parave të krimit!