Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj është duke mbajtur një bashkëbisedim me intelektualët, lidhur me hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit.
Alibeaj tha se qytetarët kanë të drejtë të mësojnë të vërtetën pa filta e përpunim.
Sakaq shtoi se çështjet që kanë lidhje me sigurinë kombëtare nuk do të hapen si dosje.
“Miratimi për i ligjit për hapjen e plotë të dosjeve, ka qenë pezull në politikën shqiptare. Dosjet e Sigurimit konsiderohen sekret shtetëror, 32 vite pas rrëzimit të sistemit komunist. Të gjitha aktet e dokumentet e lidhura me Sigurimin konsiderohen sekret shtetëror. Në 2015 Parlamenti miratoi një ligj ku jepej një e drejtë e kufizuar për marrjen e të dhënave por qytetarët nuk kishin mundësi të kërkoni kopje duplikat të dosjeve të Sigurimit, kjo ishte situata. Shoqëria ka nevojë të kuptoje e të rikujtoje makinerinë kryesore të dhunës së atij shteti. E vërteta e mbajtur e mbyllur të mos serviret e përpunuar as nga Autoriteti i Dosjeve. Por çdokush duke marrë duplikantë ta analizojë vetë cila ka qenë e vërteta e atyre dosjeve dhe e vetë diktaturës, pa filtra e përpunim. Për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, nuk hapen si informacion. Element tjetër është se hapja e dosjeve ka synim informimin e publikut shqiptar. Të kuptojmë çfarë ka ndodhur. E kuptoj që bashkë me informimin mund të ketë edhe dëshira sensibilitete dhe ndjesi diabolike për të keqpërdorur informacionin, ndaj është parashikuar që çdo individ që kërkon informacion, firmos që do marrë informacion e nuk do ta përdorë për shantazh e për abuzime. Detyrimi për të miratuar dhe çuar deri në fund këto akte në fund duhet. Duhet ligji për lustracionin. Këto janë çështjet. Nuk e dimë nëse do t’i arrijmë, kemi bërë gjysmë hapi”, tha ai.