Në Kuvend ditën e djeshme është miratuar me 94 vota ligji për hapjen e dosjeve së Sigurimit të Shtetit.
Lidhur me këtë ligj janë shpallur ndryshimet e miratuar për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike.
Përmes këtij ligji të gjithë zyrtarët, deputetët, kryetarë bashkie etj., të cilët vërtetohen se kanë qenë pjesë e Autoritetit të Dosjeve i ndalohet kandidimi deri në përjashtim nga detyra.
Sakaq ndryshimet në ligj ndëshkon dhe përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë, gjyqtarë dhe prokurorë, por edhe policë e ushtarakë.
Ndryshimet e plota ligjore:
Ndalimi për kandidim dhe ushtrimin e funksioneve të larta publike për efekt të ligjit nr.45/2015
- Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak, dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, apo me votim nga këshillat bashkiakë ose të qarkut, personat të cilët provohen nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, se kanë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të ligjit nr.45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, apo denoncues që figurojnë në dokumentat e ish-sigurimit të shtetit.
- Personat, për të cilët Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit provon se kanë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të ligjit nr.45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, apo denoncues që figurojnë në dokumentat e ish-sigurimit të shtetit, nuk mund të emërohen apo zgjidhen në funksionet publike si më poshtë:
- a) në organe kushtetuese apo të krijuara me ligj;
- b) gjyqtarë ose prokurorë;
- c) në postin e zëvendësministrit apo të njëvlershëm me të;
ç) në postin e prefektit;
- d) funksionarë politikë në kabinetet e drejtuesve të çdo institucioni kushtetues apo të krijuar me ligj:
- dh) në Shërbimin Informativ Shtetëror dhe shërbime të tjera informative;
- e) në shërbimin civil dhe shërbimin diplomatik si dhe drejtues të çdo niveli në administratën publike të nivelit qendror dhe vendor që nuk përfshihet në shërbimin civil;
ë) në Policinë e Shtetit;
- f) ushtarakë të forcave të armatosura, si dhe
- g) në çdo post drejtues të kompanive që zotërohen plotësisht apo në maxhorancë ose administrohen nga shteti.
- Personave që janë duke ushtruar funksione të larta publike nga ato që përcaktohen në pikat 1 dhe 2 të këtij neni dhe provohen nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit se kanë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të ligjit nr.45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, apo denoncues që figurojnë në dokumentat e ish-sigurimit të shtetit, u ndërpritet mandati dhe shkarkohen nga detyra për këtë shkak ligjor dhe sipas procedurës përkatëse të shkarkimit të përcaktuar nga neni 10 ose neni 13 i këtij ligji.