Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me ligjin për të hapur dosjet e Sigurimit të Shtetit.
Në një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se vendi duhet të shkëputet nga trashëgimia komuniste dhe se shqiptarët të njihen me të shkuarën.
Sakaq shtoi se qytetarët duhet të nxjerrin leksione për të ardhmen.
“Tashmë është ende e nevojshme që të shkëputemi nga trashëgimia komuniste. Ligji për dosjet ka pasur shumë paqartësi, PD ka pasur mundësi për të bërë transparencën shumë kohë më vonë. Së pari për një interes të shoqërisë shqiptare pasi duhet të njohë të shkuarën e vetë. Ndryshe nuk mund të reflektojë dhe të nxjerrë leksione për të ardhmen. Duhet të ishte bërë më parë në emër të PD dhe të gjithë shqiptarëve që kërkojnë vendin si gjithë Europa. Tranzicioni i gjatë ka kaluar tashmë 31 vite”, tha ai.