Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me hapjen e dosjeve nga Sigurimi i Shtetit.
Veliaj tha se vendimi për hapjen e dosjeve është i drejtë, pasi shoqëria ka të drejtë të mësojë të vërtetën.
“Në ditën e fundit që drejtoja Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë kaluam në Parlament ligjin e hapjes së dosjeve të diktaturës dhe në atë kohë, si ekip, kemi pasur një dilemë të madhe: nëse hapja e dosjeve do ta shëronte shoqërinë apo do të hapte një plagë më të madhe, a do hakmerreshim me njëri-tjetrin. Ndoshta ne s’do të jemi më këtu, në këtë botë, kur do të jepet vlerësimi për këtë, por besoj se e vërteta na bën të lirë. E vërteta na jep mundësinë të komunikojmë, të dimë të flasim me njëri- tjetrin, të hedhim melhem aty ku ka pasur hemorragji në shoqërinë tonë. Ndaj, mendoj se kemi marrë vendimin e duhur për të hapur dosjet”, tha ai.