Hapja e negociatave/ Ambasada gjermane: Do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë

Pasi vendit tonë iu hapën negociatat për anëtarsimin për në BE, ka reaguar ambasada e Gjermanisë në Tiranë.

Në një mesazh në “Facebook”, ambasada gjermane thekson se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë më tej Shqipërinë, edhe në hapat e ardhshëm të zbatimit të reformës në drejtësi.

“Bisedimet për anëtarësim në BE ?? kanë filluar! Gjermania do të vazhdojë të mbështesë më tej Shqipërinë, edhe në hapat e ardhshëm të zbatimit të reformës në drejtësi. Lufta kundër pandëshkueshmërisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten synimet kryesore të reformave në Shqipëri. Në procesin e anëtarësimit sundimi i ligjit është tejet parësor”, thuhet në mesazhin e ambasadës gjermane.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *