Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut iu hapën negociatat gjatë ditës së sotme. Të dyja vendet u ulën në Konferencën e parë ndërqeveritare, duke shënuar kështu nisjen e procesit të bisedimeve për anëtarësim, pas një kalvari të gjatë pritje, zvarritjesh dhe pengesash.
Kryeministrat e të dy vendeve, Edi Rama dhe Dimitar Koveçevski u pritën nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen dhe kryeministri i Republikës së Çekisë Petr Fiala, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së BE-së.
Tashmë Shqipëria duhet të përmbush 33 kapituj që të jetë gati për në Bashkimin Europian. Gazetarja Erisa Zykaj ka deklaruae se janë disa pika shumë të rëndësishme dhe të vështira që Bashkimi Europian nuk toleron. Ato janë, kapituj që kanë të bëjnë me pavarësinë e Drejtësisë, Sundimin e Ligjit, Shteti i së Drejtës, apo të Drejtat Themelore të Njeriut.
“Janë 6 grup kapitujsh me 33 kapituj. Nga të cilat mund të fillohet dhe mbarohet. Kanë të bëjnë me shtetin e të drejtës, me sundimin e ligjit, me pavarësinë e Drejtësisë dhe me të drejtat themelore. Janë të fundit që mbyllen së BE është jashtëzakonisht me rigoroze. Janë pikat më të vështira. Ne kemi rastin që BE nuk e kanë penguar Shqipërinë për të ecur para. Kanë qenë krah popullit shqiptarë. Duan që nismat të jenë konkrete jo vetëm në letër. Janë më ë vështirat. Nuk do të tolerohet. Është një punë që duhet bërë progres. Nga mediat, nga qeveria, nga opozita, nga e gjithë shoqëria shqiptare. Ne të tregojmë se jemi të parët për këtë moment. Ne mund të jemi kampion si Kroacia që ja doli për 6 vjet. Kush na pengon.” tha Zykaj.