Ministri i jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman, ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur të gjitha kriteret për të hapur negociatat sa më shpejt. Ministri shtoi se Kosova duhet të marrë liberalizimin e vizave sa më shpejt të jetë e mundur dhe se Kroacia e mbështet fuqimisht atë.
“Shqipëria dhe Maqedonia Veriore kanë përmbushur të gjitha kriteret dhe ne besojmë se negociatat e pranimit duhet të hapen me ta sa më shpejt të jetë e mundur. Kroacia do të dëshironte të diskutonte statusin e kandidatit të Bosnjë dhe Herzegovinës sa më shpejt”, u shpreh ministri.
Këshilli Evropian pritet të vendosë sot datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE. Pas mbledhjes së sotme në Luksemburg, pritet të zhvillohen diskutime në Bruksel në datat 24 dhe 25 qershor.
/Burimi: Nacional.hr/Përshtati: Priza.al/