Ministrja e Shëndetësisë në një qytezë të kontinentit afrikan, Rofi Ramatuba, u “kryqëzua” pas fjalëve në deklaratën drejtuar nxënësve. Mediat e huaja rapotojnë se Ramatuba i bëri komentet gjatë një vizite në një shkollë të mesme në Segagapeng.
“Unë u them vajzave hapni librat dhe mbyllni këmbët. Mos hap këmbët, por hap librat. Faleminderit”,- u tha ajo studentëve.
Akuzat e Ramatumba kanë ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale dhe shumë përdorues po pyesin veten pse ajo iu drejtua vetëm vajzave.
“Kjo nuk është mënyra e duhur për të folur me fëmijët për abuzimin, seksin dhe pëlqimin”,- ka shkruar një përdorues.
Sipas shifrave zyrtare, rreth 33,400 vajza nën moshën 17 vjeç kanë lindur fëmijë në Afrikën e Jugut në vitin 2020.
Mungesa e aksesit në edukimin seksual, si dhe shërbimet shëndetësore të përballueshme dhe të përshtatshme, janë faktorë kyç në shtatzënitë e adoleshenteve të vendit, sipas organizatave për fëmijët.
/Priza.al/