‘Happy Birthday to the greatest Boss’/ Ja si e kanë festuar ditëlindjen e ‘Mbretit të financave’ punonjësit e ‘Fondit Besa’    

Me një ceremoni luksoze dhe plot stil, ku nuk kanë munguar dekori i luksit, kokteili dhe muzika, punonjësit e “Fondit Besa” kanë festuar dy ditë më parë ditëlindjen e pronarit të tyre, ose siç e quajnë ata “bosit të mirë”, “Mbretit të financave” Bajram Muçës.

“Priza.al” ka siguruar disa foto nga kjo ceremoni që është zhvilluar në zyrat qendrore të “Fondit Besa”, në një kohë që prej burimeve konfidenciale janë mësuar edhe disa detaje nga kjo festë.

Ditëlindja e bosit është munduar që të mbahet jashtë syrit të mediave apo kureshtarëve, edhe për faktin se kohët e fundit “Fondacioni Besa” është vënë nën lupën e organeve të drejtësisë.

Me një slogan “Happy Birthday to the greatest Boss”, rrethuar nga tullumbace me ngjyre gri “metalixato” (foto), si dhe një kokteil madhështor, stafi drejtues i “Fondit Besa” është munduar që ta surprizojë dhe gëzojë pronarin e tyre, të shqetësuar nga zhvillimet e fundit të aktivitetit të institucionit të tij.

No description available.

No description available.

(Foto nga festimet e 60-vjetorit të presidentit të ‘Fondit Besa’, Bajram Muça)

Përveç shpenzimeve të luksit për këtë festë 60-vjetori, që nuk kanë munguar, festa kishte të pranishëm miq dhe të ftuar me rëndësi të pronarit Bajram Muçaj, i cili ka përfituar nga rasti për të lavdëruar punën e mirë në teren të vartësve.

Nuk e dimë me saktësi, nëse ka qenë kjo ngutja e nisjes me bujë të operacionit të “Task-forcës” së ngritur nga “Fondi Besa”, por është e qartë se institucionit të mikrofinancave i duhen gjithmonë paratë, madje edhe për “shpenzime operative”.

Ditët e fundit në disa rrethe të Shqipërisë, oficerët e kredive si dhe një task-forcë e përbërë nga përmbarues dhe efektivë policisë private, kanë nisur “gjuetinë” e borxhlinjve ose klientëve të këqij të cilët pasi janë mashtruar nga sekserët e “Fondit” dhe janë bartur me kredi, kanë refuzuar që të paguajnë atë që nuk e kanë përfituar.

Por kjo gjë duket se ka pak rëndësi për “Fondin Besa” që duke përfituar edhe nga hamullia ligjore, si dhe mungesa e vëmendjes së institucioneve, kanë nisur grumbullimin me forcë të parave ose objekteve me vlerë, nën moton “KÇK”.

“Priza.al” e ka pasqyruar deri tani këtë aksion që në formën se si po organizohet është i paligjshëm. Por në ditët në vijim do të bëjmë publike edhe faktet e reja si për mënyrat e mbledhjes së parave ashtu edhe për individët me poste shtetërore që e përkrahin nën hije “Fondin Besa”.

/Priza.al/  

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *