Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj iu ka drejtuar kryeministrit Kurti lidhur me vendimet për veriun e Kosovës.
Ai u shpreh se kreu i qeverisë nuk duhet të marrë asnjë vendim pa amerikanët.
“Mos e bëj më një hap pa amerikanë, mos e bëj më asnjë hap pa amerikanë, nuk je duke e fundosur vetëm vetën, VV-në por je duke e fundosur suksesin e Kosovës, interesin e Kosovës, arritjet e saj”, ka thënë Haradinaj.