Haradinaj: Kurti ka marrë mision shkatërrimin e shtetit

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se po e shkatërron shtetin.

Haradinaj ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Qeverisë Haradinaj me të cilën rriteshin pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ai ka ftuar kryeministrin të kthejë pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve në nivel.

“Albin Kurti ka marrë mision shkatërrimin e shtetit. Pas shkaktimit të rrezikut në veri, ngecjes në dialog dhe prishjes me amerikanët, sot ka vendosur ta shkatërrojë sistemin e drejtësisë. Me vendimin e qeverisë që të shfuqizohet vendimi im për rritjen e pagave për gjyqtarë dhe prokurorë, nga sot drejtësia do të punojë me paga të përgjysmuara. Prokurorët dhe gjyqtarët që çdo ditë mbrojnë shtetin dhe drejtësinë, sot janë goditur nga Kryeministri i shkatërrimit. Ftoj Kurtin që menjëherë të kthejë pagat e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve në nivelin që kanë qenë sepse përndryshe mund të shkatërrohet nga brenda njëri prej segmenteve më të rëndësishëm të një shteti, drejtësia. Nëse nuk ndalesh pasojat do të jenë të pariparueshme!” – ka shkruar kreu i AAK-së, Haradinaj në Facebook.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *