Harrojeni fshesën me korent, hiqni të gjitha papastërtitë nga tapeti me këtë truk të thjeshtë

Pavarësisht mundit të madh për të pastruar tapetet, pluhuri dhe qimet e grumbulluara nuk largohen kollaj. Ndodh që edhe kur përdor fshesë me korent nuk arrini rezultatin e duhur. Megjithatë, ka një truk super të thjeshtë që do t’ju ndihmojë me këtë problem dhe për më tepër nuk do t’ju kushtojë shumë.

Një përdoruese e rrjeteve sociale ka shpërndarë një truk mahnitës që ju ka lehtësuar punën shumë amvisave që kanë probleme me pastrimin e tapeteve. Siç shihet dhe në foto, tapeti mund të pastrohet duke përdorur një fshirëse gome për larjen e dritareve. Shumë e provuan këtë metodë dhe ishin të kënaqur me rezultatet.

Fshirësja duhet të tërhiqet mbi sipërfaqen e tapetit lehtë dhe kështu do të largoni të gjithë pluhurin dhe qimet prej tij, këshillojnë ekspertët. “Mendova se tapeti im ishte i pastër derisa e provova këtë truk. Do t’i pastroj të gjitha tapetet e shtëpisë në këtë mënyrë sonte”, ka shkruar një përdorues.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *