Sa më nxehtë të jetë nata, aq më shumë gjasa ka që të djersiteni teksa flini. Është vlerësuar se një i ri djersit deri në gjysmë litër gjatë një nate të nxehtë. E gjitha kjo përfundon në shtrat dhe bashkë me të qelizat e vdekura bien, duke shtuar mikrobet.
Ekspertët rekomandojnë që të mos nxitoni ta rregulloni shtratin sapo zgjoheni, pasi ruhen kushtet e lagështisë dhe për pasojë mikroorganizmat, mbesin në dyshek.
Ata ndajnë disa këshilla se çfarë duhet të bëni në mëngjes. Së pari, mos e nisni ditën duke rregulluar shtratin, hap dritaret dhe lërini në ajër të pastër çarçafët dhe jastëkët. Gjithashtu sigurohuni t’i lani çarçafët një herë në javë, por edhe jastëkët. Përdorni gjithashtu mbulesë nën çarçaf. Një kujdes të veçantë i duhet kushtuar dhe pastërtisë së dyshekut.
/Priza.al/