‘Harruat që jam rritur me Fatos Nanon’/ Meta nga Vlora: Do t’ju prek me dinjitet, kam detyrime ndaj vlonjatëve

Presidenti Ilir Meta është duke mbajtur një takim me strukturat dhe përfaqësuesit lokalë të Partisë së Lirisë.

Meta tha se zhvillimet në shtator do të jenë shumë të shpejta, pasi aktet e ndodhura në vend janë shumë të rënda.

Sakaq shtoi se do të bëjë gjithçka për qytetin e Vlorës, pasi sipas tij ka detyrime.

“Zhvillimet do të jenë shumë të forta e të shpejta. Ne do të mbajmë peshën e duhur. Paniku është i qartë, kërkojnë ligje budalliqe. Kur i bënte Saliu kryetar partie, harruan që ai ka qenë vetë para ’90-ës. Më hapët një parullë ju që… do flasim pastaj. Unë jam rritur me Fatos Nanon e Dritëro Agollin, apo ju frynte Luli ju. Gjërat do ndryshojnë totalisht, kam detyrime ndaj Vlorës. Aktet e rënda kanë ndodhur se nuk kishte opozitë.

Besoj se ne do të bëjmë një mbulim të fortë në Vlorë, sepse e di se vlonjatët kanë cilësi të veçanta. Ne do t’i prekim te dinjiteti”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *