Princ Harry dhe Meghan Markle së fundmi morën pjesë në Woman of Vision Awards 2023, ku Meghan fitoi një çmim dhe më vonë u ndoqën nga paparacët.
Çifti nuk është fotografuar që atëherë dhe kanë qëndruar në shtëpinë e tyre në Montecito me Archie dhe Lilybet, e cila pritet të mbushë dy vjeç pas pak ditësh.
Megjithatë, të martën, Meghan Markle dhe Princi Harry u vizituan nga miku i tyre i mirë James Corden. Aktori ishte në shtëpinë e Princit Harry dhe Meghan me familjen e tij.
Miqësia e James Corden dhe Harry-t është e hershme, madje aktori dhe gruaja e tij Julia morën pjesë në dasmën e Harry dhe Meghan në 2018.
“Kam respekt dhe admirim të jashtëzakonshëm për Harry-n dhe kushdo që ka qenë pranë tij dhe ka kaluar kohë me të do të ndihej saktësisht njësoj. Unë mendoj se ai është një bashkëshort dhe baba i përkushtuar dhe i dashur. Unë nuk kam asgjë tjetër përveç admirimit dhe respektit për këta të dy”, tha më parë Corden.