Harry Kane mbyll ‘hesapet’ me Tottenham, por do të qëndrojë në Premier League

Harry Kane do të largohet nga Tottenham. Kapiteni e ka shprehur prej kohësh dëshirën për të provuar një aventurë të re, por klubi londinez ka rezistuar deri tani.

Manchester City është një nga klubet e interesuara për sulmuesin anglez dhe ia ka dalë të bindë presidentin Daniel Levy me ofertën e fundit.

Daily Mail raporton se Tottenham do të përfitojë plot 160 milion paund nga shitja e yllit të skuadrës.

27-vjeçari do të përfitojë 400 mijë paund në javë sipas marrëveshjes që ka arritur agjenti i tij me “Cityzens”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *