Harta e re e gjyqësorit, avokatët paralajmërojnë protestë para KLGJ-së

Një protestë është paralajmëruar nga avokatët të cilët kundërshtojnë hartën e re gjyqësore.

Mësohet se sipas një vendimi të marrë sot, avokatë nga e gjithë Shqipëria do të protestojnë më 14 korrik përpara godinës së Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Harta e re parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, dhe vetëm 1 gjykatë apeli për juridiksionin e përgjithshëm dhe atë administrativ. Pra e ndarë në 2 dhoma.

Sa i përket gjykatave të shkallës së parë administrative parashikohet të jenë 2, në Lushnjë dhe në Tiranë nga 6 që ishin gjithsej.

https://www.priza.al/2021/12/28/prezantohet-harta-e-re-gjyqesore-manja-afron-qytetaret-me-gjykaten-rritet-cilesia/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *