Ditën e djeshme Këshilli i Përgjithshëm i Avokatisë së Shqipërisë vendosi për “bojkot pa afat”, në të t gjitha proceseve gjyqësore.
Marrë shkas nga ky vendim, këtë të enjte i janë bashkuar edhe avokatët e Beratit, të cilët kanë bojkotuar të gjitha seancat gjyqësore. Burime për median bëjnë me dije se bojkoti i seancave do të jetë pa afta, përjashtim bëjnë seancat për masat e sigurisë të cilat do të bojkotohen me një afat 10 ditor.
Bojkoti erdhi pas vendimit për ndryshimin e hartës së re gjyqësore, nga e cila do të shkrihen disa gjykata në qytete të ndryshme, një prej të cilave edhe si edhe Gjykata e Apelit Vlorë, që mbulon jugun e vendit, e cila mendohet të transferohet në Tiranë.