Avokatët në Durrës kanë bojkotuar edhe seancat për masat e sigurisë, pasi ata vazhdojnë të refuzojnë hartën e re gjyqësore.
Mësohet se seancat do të bojkotohen për datat 27-28-29 qershor në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, Gjykatën Administrative Durrës, Gjykata e Rrethit Kavajë dhe Gjykata e Apelit Durrës.
Anëtarët e Dhomës vendore të Avokatisë Durrës kanë vendosur edhe shfuqizimin e listave kryesisht për datat 27, 28, 29 qershor.