Harta e re gjyqësore, Dhoma e Avokatisë Korçë: Bojkot proceseve këtë javë

Pas propozimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor që në vendin tonë, të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli, solli debate të forta.

Të parët që e kundërshtuan këtë propozim ishin avokatët, pasi preken më shumë nga ky përmbledhja e gjykatave. Në formë revolte, gjatë javës së kaluar, avokatët nuk morën pjesë në proceset gjyqësore, në përjashtim të gjyqeve ku vendoseshin masat e arrestit.

Edhe këtë javë, avokatët në disa rrethe kanë deklaruar se do të vijojnë që të mos marrin pjesë në proceset gjyqësore. Pas avokatëve të Vlorës, Lezhës, Shkodrës, edhe Dhoma e Avokatëve të Korçës ka deklaruar se do të vijojë të bojkotojë proceset gjyqësore.
Kreu i Dhomës së Avokatisë Korçë Arben Lena, deklaroi se avokatët nuk do të marrin pjesë në seancat gjyqësore të proceseve penale, civile, administrative si dhe të gjitha llojet e veprimeve hetimore përgjatë kësaj jave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *