Dhoma Vendore e Avokatisë Lezhë do pritet të zgjasë bojkotin e seanca deri më datë 1 korrik, pas miratimit të hartës së re gjyqësore.
Përmes një njoftimi zyrtar bëhet me dije se është vendosur për bojkotin e masave tё sigurimit personal.
“Duke mbajtur nё vëmendje se nga kjo hartë e re e propozuar pёr miratim, Dhomës Vendore Lezhё i mbyllen tre Gjykata tё Shkallёs sё Parё (Gjykata e Krujёs dhe ajo e Kurbinit , si dhe Gjykata Adminsitrative e Shkallës së Parë) dhe një Gjykatë Apeli (Gjykata e Apelit Shkodër), si rrallë ndonjё dhomë tjetёr. Tё vetëdijshëm se sa tё rënda do tё jenё problemet qё kjo hartё do tё shkaktojё pёr qytetarёt, ne vendosёm t’i qёndrojmё kёrkesave tona tё artikuluara me shkrim dhe publikisht”, shkruhet ndër të tjera.
Njoftimi i plotë:
U mblodh dje nё njё takim tё jashtёzakonshёm Dhoma Vendore e Avokatisё Lezhё, pёr tё diskutuar mbi vijueshmёrinё e qёndrimit sa i pёrket hartёs sё re gjyqёsore tё propozuar nga Kёshilli i Lartё Gjyqёsor.
Kryesia e Dhomёs Vendore tё Avokatisё Lezhё pasi u njoh me qёndrimet dhe propozimet e tё gjithё anёtarёve tё kёsaj dhome prezent. Konstatoj se tё gjithё anёtarёt me unanimitet kёrkuan vazhdimin e bojkotit tё seancave gjyqёsore nё shenjё proteste nё lidhje me mos reagimin e instancave pёrkatёse, duke mos marrё parasysh kёrkesat tona pёr hartёn e re gjyqёsore. Nё tё njёjtёn kohё pranoi propozimet e anёtarёsisё pёr vazhdimin e bojkotit.
Duke mbajtur nё vёmendje se nga kjo hartë e re e propozuar pёr miratim, Dhomёs Vendore Lezhё i mbyllen tre Gjykata tё Shkallёs sё Parё (Gjykata e Krujёs dhe ajo e Kurbinit , si dhe Gjykata Adminsitrative e Shkallës së Parë) dhe një Gjykatë Apeli (Gjykata e Apelit Shkodër), si rrallë ndonjё dhomë tjetёr. Tё vetёdijshёm se sa tё rёnda do tё jenё problemet qё kjo hartё do tё shkaktojё pёr qytetarёt, ne vendosёm ti qёndrojmё kёrkesave tona tё artikuluara me shkrim dhe publikisht.
Pavarёsisht se ne nuk jemi tё ngarkuar me mbrojtjen e interesit publik, kemi pranuar kostot me qёllim qё tё bёjmё tё qartё pёr cilindo qё ka marrё njё mandat pёrfaqёsimi nё pushtetin legjislativ, vendor apo qёndror dhe vazhdon me paturpёsi tё mos i bashkohet protestёs dhe kёrkesave legjitime pёr interesin mё tё lartё tё qytetarёve. Padiskutim ёshtё momenti pёr tё falenderuar tё gjithё kolegёt pёr qёndresё, ata pёrfaqёsues apo deputet qё jan bashkuar me kёtё kauz, tё gjithё qytetarёt tё cilёt kan reaguar me tё gjitha mёnyrat nё mbёshtetje tё kёsaj proteste. Tё ndodhur nё kёto kushte, Dhoma Vendore e Avokatisë Lezhё u bёn thirrje sёrisht, tё gjithё banorёve tё Lezhёs, Mirditёs, Kurbinit dhe Krujёs, tё na bashkohen dhe tё mos neglizhojnё sot, me qёllim qё ky tё mos jetё njё nga arsyet pёr tё lёnë shtёpitё e tyre nesёr dhe pёr tё emigruar.
Si rrjedhojë vendosi:
1- Të vijoje bojkotin pёr datat 27, 28, 29, 30 dh Qershor dhe 1 Korrik 2022 të gjitha seancave gjyqësore civile, penale, administrative nё tё tre Gjykatat e Rretheve Gjyqёsore qё pёrfshin juridiksioni i Dhomёs Vendore tё Avokatisё Lezhё, si dhe Gjykatёn e Apelit Shkodёr, Durrёs dhe Tiranё.
2- Të shpallё bojkotin e masave tё sigurimit personal në datat 28, 29, 30 Qershor, 1 Korrik 2022 nё tё tre Gjykatat qё pёrfshin juridiksioni i Dhomёs Vendore tё Avokatisё Lezhё, si dhe Gjykatёn e Apelit Shkodёr dhe Tiranё.
3- Të bojkotojë të gjitha përfaqësimet dhe mbrojtjet ligjore në hetime paraprake (përfundim hetimesh, njoftim akuze, pyetje të pandehurit etj.) pranë Prokurorive të Rretheve Gjyqësore në jurdiksion të Dhomës së Avokatisë Lezhë.
4- Nga ky vendim pёr bojkot pёrjashtohen proceset me objekt “Sigurim Padie”.
5- Tё mblidhen 5 pёrfaqёsuesit e DHVA Lezhё nё KP dhe tё unifikojnё qёndrimin pёrpara datёs 29 ora 12:00.
6- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.