Dhoma e Avokatisë në Gjirokastër ka vendosur të shtyjë bojkotin përtej afatit të paralajmëruar.
Mësohet se avokatët kanë vendosur që bojkoti të vijojë deri në datën 29 qershor. Sakaq pritet që të ketë një vendim të përbashkët, vendime të cilat do merren në mbledhjen e njoftuar të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Tiranë. Në këtë takim pritet të përcaktohet axhenda e protestës kundër hartës së re gjyqësore, ku do duhet të zbatohet nga të gjithë.
Vendimi i Dhomës së Avokatisë në Gjirokastër do t’i komunikohet edhe kancelarive të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, Gjykatës së Apelit, asaj Administrative dhe Gjykatës së Përmetit.