Komisioni i Ligjeve do të mblidhet në mes javë, në lidhje me projektin e Hartës së Re Gjyqësore me disa zyrtarë.
Mësohet se Komisioni do të zhvillojë një seancë dëgjimore, si dhe mbledhja do të nisë në orën 14:00. Deputetja e PD, Dhurata Çupi se në seancën dëgjimore do të jetë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, përfaqësues nga Këshilli i Lartë Gjyqësor apo Këshilli i Lartë të Prokurorisë.
Ndërkohë, pjesë e mbledhjes do të jetë edhe Avokati i Popullit si dhe përfaqësues nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë si dhe nga Komiteti Shqiptar të Helsinkit.