Harta e re gjyqësore, Manja: Propozojmë të shkrihen gjykatat e Apelit, nga 6 të kemi 1

Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

Manja bëri me dije se nuk do të ketë ndryshime ligjore që të detyrojë vettingun t’i çojë në prokurori rastet e shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar.

“Ne kemi pasur dy sugjerime për Këshillin e Lartë Gjyqësor, që gjykata e Sarandës të mos shkrihet se ka numër më të madh çështjesh se ajo e Gjirokastrës, sugjeruam që dhe për shkak të logjistikës, Gjykata e Krujës, për kompetencë të bashkohet me Tiranën. Në gjykatat e Apelit ka pasur debate, propozime, ka pasur ide që të mos shkrihen gjykatat. Është gjykuar që të kemi 1 gjykatë apeli, që nga 6 të kemi 1, themi ta kemi në Lushnje, pse aty, se gjykata e Lushnjes do shkrihej dhe do shkonte ne Fier”, ka thënë ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *