Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar këtë të martë në lidhje me hartën e re gjyqësore.
Manja tha se përgjigjet për hartën e re gjyqësore do të jepen nesër në Komisionin e Ligjeve, si dhe theksoi se nuk do të ketë kthim pas duke kaluar kështu nga miratimi i ministrisë së financave në qeveri.
“Të gjitha diskutimet mbi hartën kemi lënë një ditë të dedikuar, do të kemi përgjigjet e duhura nesër në Komisionin e Ligjeve. Nesër do të shkojmë në respekt të Komisionit të Ligjeve, pas seancës dëgjimore nesër në Komisionin e ligjeve dhe miratimin nga Ministria e Financave, harta do të shkojë në qeveri për miratim”, tha ai.