Avokatët kanë filluar të mblidhen para KLGJ-së ashtu siç dhe kishin njoftuar. Ata thirrën protestë pasi kundërshtojnë hartën e re Gjyqësore.
Harta e re parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, dhe vetëm 1 gjykatë apeli për juridiksionin e përgjithshëm dhe atë administrativ. Pra e ndarë në 2 dhoma.
Sa i përket gjykatave të shkallës së parë administrative parashikohet të jenë 2, në Lushnjë dhe në Tiranë nga 6 që ishin gjithsej.