Deputetja e PD, Dhurata Çupi ka reaguar këtë të premte në Komisionin e Ligjeve në lidhje me hartën e re gjyqësore.
Çupi tha se PD i është bashkuar shqetësimit që kanë avokatë, si dhe kërkoi në komision dëgjesë me ministrin e drejtësisë, KLGj, KLP dhe Dhomën Kombëtare të Avokatëve për hartën e re gjyqësore.
“Kërkojmë të dimë datën kur do të zhvillohet seanca dëgjimore me KLGJ, KLP, Ministrin e Drejtësisë dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë. Siç dihet sot qytetarët nuk përfaqësohen në procese gjyqësore pasi Dhoma e Avokatisë nuk merr pjesë në gjyqe. Është çështje sensitive dhe duhet të njihen qytetarët me datën e dëgjesës dhe marrjen e masave”, tha ajo.