Kryeministri Edi Rama ka reaguar i prerë ndaj bojkotit të avokatëve për hartën e re gjyqësore.
Rama tha se kjo hartë nuk ndryshon, pavarësisht bojkotit pa afat të avokatëve në të gjithë vendin.
“Harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon, shumë e thjeshtë. Unë habitem që ka akoma individë dhe grupe individësh që besojnë se me qeverinë që unë drejtoj mund të flitet me gjuhën e bojkoteve, me gjuhën e shfaqjeve të kokëfortësisë pa zë. Ne këtu jemi. Kush ka diçka për të ndarë, e ka shumë të thjeshtë të na kërkojë, të ulemi e të flasim. Por, harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon. Bojkotojnë sa të duan, kjo nuk ndryshon”, tha ai.