Harta e re gjyqësore/ Xhafaj për radhën e folësve: Të dëgjojmë KLGJ dhe jo…

Komisioni e Ligjeve është duke zhvilluar seancë dëgjime me kryetaren e KLGJ-së, Ministrinë e Drejtësisë, dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë, për hartën gjyqësore.

I pranishëm ka qenë edhe deputeti, Fatmir Xhafaj ku ka kërkuar që fjalën fillimisht ta kishte kryetarja e KLGj-së dhe jo kreu i dhomës së avokatisë Maks Haxhia.

“Ne nuk jemi sot këtu vetëm se e ka kërkuar opozita, nëse ju kujtohet kur zonja kryetare e KLGJ-së paraqiti raportin vjetor, ne i thamë që për hartën e re gjyqësore do të flasim në një moment të dytë. Nuk duhet trajtuar vetëm si një rrjedhojë e kërkesës së opozitës. Nëse nisemi nga ky kontekst, ne do të ishte mirë që të dëgjonim KLGj dhe jo dhomën e avokatisë, që në këtë rast është palë e interesuar. Krahas KLGJ ne duhet të dëgjojmë edhe ministrin, sepse harta është bashkëpropozim, ne do të duhet të dëgjojmë këndvështrimin e qeverisë, që nuk janë atribute të KLGJ-së”, u shpreh Xhafaj.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *