Harta/ Kini kujdes! Një krijesë e rrezikshme është shfaqur në brigjet shqiptare, kontakti më të shkakton…

Autoritetet greke kanë ngritur alarmin për praninë e kandilëve të detit ngjyrë vjollcë në brigjet e këtij shteti.

“Shkakton dëmtime të shumta në lëkurë”, kështu kanë paralajmëruar mjekët për kandilin vjollcë të detit i cili po përhapet me shpejtësi në detin Egje.

Sakaq është duke qarkulluar  harta e pranisë së këtyre kandilëve, të cilët në rast të kontaktit me lëkurën shkaktojnë dëmtime të shumta për shkak të neurotoksinave që lëshojnë.

Referuar hartës së shpërndarë nga iNatural, kandili i detit vjollcë gjendet më së shumti në ishujt e Egjeut, megjithatë është hasur edhe në të paktën dy vende në bregdetin shqiptar.

Harta tregon se ai është hasur në bregdetin e Sarandës si edhe në atë të Vlorës. Mjekët këshillojnë më së shumti prindërit me fëmijë që të bëjnë kujdes në plazhe në rastet e kontaktit me këtë kandil pasi shkakton dëmtime të shumta në lëkurë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *