Rritja e temperaturave ka drejtuar qytetarët vendas, por edhe kosovarë drejt plazheve të vendit tonë.
Sipas ËINDY temperaturat gjatë ditës së sotme dhe asaj të nesërme pritet të jenë të qëndrueshme, duke favorizuar ata që zgjedhin bregdetin.
Por, nuk do të jetë e njëjta gjë gjatë javës. Moti do të kthehet nën ndikimin e vranësirave të shpeshta, ku në zonat malore do të ketë edhe reshje shiu.