HARTA-LIVE/ Stuhi dhe rrebeshe shiu, moti do të bëhet edhe më i “egër” në orët në vijim

Sic ishte paralajmëruar, moti ditën e sotme në vend mori kthesën e madhe, nga ditët e ngrohta me diell, në rrebeshe shiu dhe furtuna ere në pjesën më të madhe të territorit.

Ky “egërsim” i motit ka shkaktuar edhe dëme, duke rrezikuar edhe disa jetë njerëzish, por për fat të mirë deri më tani, kemi vetëm të lënduar në Vlorë dhe Dhërmi.

Në orët në vijim moti do jetë akoma edhe më “brutal” pasi do të kemi shtim të reshjeve të shiut dhe stuhive, por edhe ulje temperaturash.

Ja çfarë parashikon SHMU për orët në vijim:

Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme falë vlerave të ulta barike dhe masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Në këtë mënyrë, moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Hera-herës këto reshje në periudha jo afatgjata do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Era edhe nesër do të fryjë e fortë dhe me rrahje nga kuadrati i jugut në të gjithë bregdetin si dhe zonat luginore me shpejtësi mesatare 2-8 dhe maksimum deri në 13-18m/s duke sjellë dhe dallgëzimit të forcës 4 deri dhe 6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore  9 deri 13°C

në zona e ulëta 10 deri 16°C

në zona bregdetare 10 deri 16° C/Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *