Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar fotografimin aktual të hartës së territorit të Shqipërisë, bërë nga sistemi i NASA-s FIRMS.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Peleshi shkruan se në vend janë vetëm dy vatra zjarri aktive.
“Ky është fotografimi aktual i hartës së territorit të Shqipërisë, bërë nga sistemi i NASA-s FIRMS, ku me ngjyrë të verdhë janë të gjitha vatrat e zjarrit të shuara gjatë 7 ditëve të fundit. Mbeten aktive vetëm dy vatra që janë me ngjyrë të kuqe në hartë. Vijon puna në terren për fikjen përfundimtare të tyre”, shkruan ai.