Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar devijimin e trafikut në kryqëzimin e Surrelit dhe bllokimin e rrethrrotullimit të Shkozës për rrugën “Alajdin Frashëri”.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ARRSH bën me dije se devijimi do të bëhet në përputhje me grafikun e punimeve për asfaltimin e rrugës.
Bllokimi do të nisë nga dita e nesërme nga ora 11:00 deri në orën 16:00.