Kryeministri Rama ka reaguar pas deklaratës së bërë nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Nga qyteti i Kukësit, Rama tha se harta e publikuar nga Vuçiç ishte një “hartë leshi” dhe se “ai shoku në Beograd luan kukulla në “Facebook”.
“Kjo ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxorri ai shoku në Beograd që luan kukulla në Facebook. Ne jemi 1, për atë punojmë dhe ëndërrojmë të gjithë. Kemi ndryshime por kemi një rrugë. Jam i lumtur që kemi çarë bllokadën e pamundësisë për vaksinimin. Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti dhe mjekët e Kosovës nuk do i lemë vetëm me shpresë që InshAllah në Kosovë do të venë vaksinat. Të 11 mijë bluzat e bardha të Kosovës do i bëjmë nëse Kosova nuk merr vaksinat”. -tha Rama.
Pasi publikoi foton e hartës së Kosovës, Vuçiç shkroi: Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 marsi të ndodhë përsëri”. Në foto shkruhet “Kosova nuk është barra jonë, por kryqi ynë, dhe nga kryqi mund ta shihni ringjalljen më mirë se nën të. Rroftë Serbia!