Aktori i njohur i serialit të famshëm ‘Game of Thrones’, Kit Harington është shprehur për “Hollywood Reporter” se ai kishte pasur kriza nervore gjatë realizimit dhe fundit të këtij seriali.
Aktori tha se atij i është dashur të bënte një vit pushim nga xhirimet dhe vuri në dukje se natyra e dhunshme, intensive dhe emocionale e serialit i ka dhënë atij një avari në realitet.
“Kam pasur probleme me shëndetin mendor gjatë realizimit të serialit. Dhe për të qënë i sinqertë edhe gjatë fundit të tij. Unë mendoj se ato ishin të lidhura me natyrën e serialit dhe atë që kam bërë prej vitesh’”, është shprehur Harington.
Në maj të vitit 2019, datë kjo që përkon me përfundmin e serialit, aktori u shtrua në spital në një qendër të shëndetit mendor.
Periudha stresuese, abuzime me alkoolin dhe çështje personale për t’u zgjidhur për aktorin e “Game of Thrones”, i cili mesa duket nuk i ka rezistuar dot peshës së suksesit të madh dhe në këtë mënyrë i është nënshtruar një periudhe rehabilitimi psikologjik.
Shkëputja për një periudhë të gjatë nga aktimi e ka ndihmuar atë që të përzgjedhë rolet që janë më të përshtatshme për të dhe shëndetin e tij mendor, ashtu siç dëshmohet dhe nga paraqitja e tij në sezonin e dytë të “Dashuria moderne”, një zhanër krejt ndryshe ky nga “Game of Thrones”.
/Priza.al/