Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatëve Maksim Haxhia, i pranishëm në mbledhjen e komisionit të ligjeve, deklaroi se harta e re gjyqësore nuk i shërben qytetarëve, për të cilët i largon nga shërbimet.
Gjithashtu ai tha që harta e rë gjyqësore nuk është reforma në drejtësi.
Haxhia: Në këtë tavolinë dua t’ju bëj me dije qëndrimin e dhomës së avokatisë. Ne jemi për reformën në drejtësi. Ne nuk i përkasim asnjë partie politike. Harta nuk është reformë në drejtësi. Harta është krijimi i një infrastrukture, me shumë analiza për ti ardhur në ndihmë drejtësisë, të kemi një drejtësi të shpejte, kualitative. Neve përfaqësojmë publikun, mendja intelektuale e publikut. Me këtë hartë drejtësia nuk është efeciente. Kemi paraqitur argumentet tona. Kjo hartë nuk i shërben qytetarin, e largon qytetarin nga shërbimet. Ne propozuam të mos kalojmë nga 6 apele në 1. Të ketë 3 ose 4 apele. Edhe apeli i Tiranës të ndahej në civil dhe penal. Kundërshtuam suprimimin e gjykatave të shkallëve të para administrative. Pranuam vetëm për Sarandën, që të ketë një gjykatë të shkallës së parë. Nuk e besuam që ju e kishit seriozisht. Ju nuk e keni me seriozitet hartën territoriale.