Real Madridi po planifikon një lëvizje për të nënshkruar anësorin Mousa Diaby nga Bayer Leverkusen teksa po përgatitet të shkarkojë Eden Hazard këtë verë.
Paraqitjet mbresëlënëse të Diaby në Bundesligë këtë sezon kanë tërhequr interesin nga gjigantët spanjollë, sipas Marca. Raportet në Gjermani se Madridi do të duhet të shpenzojë rreth 50 milionë euro për të nënshkruar me 23-vjeçarin, kontrata e të cilit me Leverkusen skadon në vitin 2025.
Skuadra spanjolle shpreson të forcojë opsionet e tyre në krahun e djathtë, me Hazard që do të shitet pas një periudhe të zymtë në Santiago Bernabeu që kur u bashkua nga Chelsea.
Ylli belg ka bërë vetëm nëntë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.
Madridi tashmë po punon për nënshkrimin e Jude Bellingham nga Borussia Dortmund këtë verë, u raportua këtë javë. Ata gjithashtu do të nënshkruajnë me mbrojtësin e majtë Fran Garcia nga Rayo Vallecano, pasi e kanë shitur atë në vitin 2021.