Pavarësisht se nuk ka luajtur për Real Madrid, Eden Hazard u thirr nga Belgjika dhe nisi dje miqësoren para Kupës së Botës kundër Egjiptit.
Megjithatë, edhe një herë, ish-lojtari i Chelsea nuk e bindi dhe kritikat e ndryshme ranë në rrjetet sociale duke e gozhduar atë, veçanërisht për pamjen fizike të lojtarit.
E gjitha kjo për shkak të një imazhi të publikuar nga vetë Belgjika në Twitter, ku Hazard shihet në fushë, dukshëm me disa kilogramëve të tepërt. Fotoja u bë menjëherë virale dhe fansat e kritikuan shumë.
⏸ Unlucky. #BELEGY #DEVILTIME pic.twitter.com/FaGEkL3JLU
— Belgian Red Devils (@BelRedDevils) November 18, 2022