Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka marrë pjesë në takimin me përfaqësuesit e kompanisë Bechtel së bashku me ambasadoren Yuri Kim, ku u diskutua ndërtimi i HEC-së në Skavicë.
Balluku në ‘Facebook’ shkruan se puna për ndërtimin hidrocentralin po vazhdon dhe se Skavica do të kthehet ndër investimet më strategjike për përfitimin e energjisë.
Sakaq thekson se kjo do të nxisë punësim dhe zhvillim të ekonomisë në vend.