Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin që prej një dite më parë kanë sjellë sërish problematika në disa zona të vendit, kryesisht në Lezhë, Shkodër dhe në Fushë-Krujë.
Qarku Lezhë: Në fshatrat e Lezhës raportohet se uji është prezent në më shumë se 250 hektarë tokë bujqësore, ndërsa ka ndërprerje të energjisë elektrike në Blinisht dhe Dajç. Ndërprerje të energjisë ka pasur edhe në Perlat të Mirditës. Hapja e portave të shkarkimit në hidrocentralin e Shkopetit ka rritur rrezikun e përmbytjeve në zonën e Milotit për shkak të rritjes së nivelit të lumit Mat në rrjedhën e tij drejt detit Adriatik.
Situata nga moti i keq, reagon Ministria e Mbrojtes: Janë përmbytur disa zona të vendit, rrezikohen më tepër Lezha dhe Shkodra
Qarku Shkodër: Në Shkodër, në fshatin Ana e Malit mbi 400 hektarë tokë janë sërish nën ujë. Për pasojë fshati ka ka mbetur pa energji elektrike. Mungesën e dritave po e vuajnë edhe fshatrat Beltojë, Mali dhe Hebe në njësinë Berdicë.
Qarku Durrës: Me qindra hektarë tokë bujqësore të përmbytura, dhe disa familje të bllokuara ka shkaktuar edhe dalja nga shtrati e lumit Ishëm, në Fushë-Krujë.
Qarku Kukës: Si pasojë e motit të keq, ka rrëshqitje dherash dhe gurësh rrugën e Kombit, ndërsa më problematike është zona e Repsit.
Qarku Dibër: E njëjta problematikë paraqitet edhe në rrugën e Arbrit, në Qafë Murrizë. Për të liruar qarkullimin, makineritë e rënda punuan gjatë gjithë kohës.
Qarku Gjirokastër: Moti i keq është bërë shkak i bllokimit të rrugës që të çon në fshatrat malore të Njësisë Administrative në Kurvelesh. Konkretisht janë izoluar fshatrat Rexhin, Nivice, Progonat, Lekdush dhe Bënçe.
Reshjet kanë shkaktuar edhe çarjen e digës së përroit të fshatit Hundëkuq në Gjirokastër. Për pasojë, rrezikohet përmbytja e rrugës që. Ndërkaq, probleme paraqet dhe rruga rurale mes dy fshatarëve në Labovë ku ka rrëshqitje dherash. Problematikë ka sjellë edhe Përroi i Çullës, i cili për shkak të vërshimit ka shkaktuar gërryerje të rrugës.
Qarku Elbasan: Me reshjet intensive te shiut, përroi i Zaranikes në Elbasan është fryrë, e si pasojë në një pjesë argjinatura ka dalë jashtë funksionit.
Qarku Vlorë: Erërat e forta kanë rrëzuar gjatë natës, disa pemë në Sarandë, të cilat pasuan bllokimin e rrugës Dermish-Cerkovicë. Vetëm pas disa orësh u bë e mundur lirimi i këtij segmenti.