Hedhja e lëndëve piroteknike gjatë protestës; dëmtohen tre efektivë policie

Tre efektivë policie kanë mbetur të dëmtuar lehtë pas protestës që u zhvillua ditën e sotme nga opozita përpara Kuvendit.

Njëri prej policëve është dëmtuar në këmbë, njëri në dorë dhe tjetri në sy. Fatmirësisht, të tre ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjatë tubimit të zhvilluar përpara ambienteve të Kuvendit, pati edhe përdorim të lëndëve piroteknike, të cilat shkaktuan për disa çaste edhe agravim të situatës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *