Policia e Fierit ka reaguar pasi 9 gra që punojnë në një fabrikë përpunim ullinjsh, u paraqitën në spitalin e këtij qyteti, me shenja helmimi.
Policia thekson se nga hetimet paraprake, dyshohet se helmimi i tyre ka ardhur si pasojë e një reaksioni të shkaktuar nga parfumi i përdorur nga njëra prej këtyre shtetasve.
Njoftimi i Policisë:
Fier / Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në Spitalin Rajonal Fier, kanë shkuar me shenja helmimi dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, 9 shtetase, të cilat punojnë në një fabrikë përpunim ullinjsh, në aksin rrugor “Fier – Vlorë”.
Nga verifikimet paraprake, dyshohet se helmimi i tyre ka ardhur si pasojë e një reaksioni të shkaktuar nga produkti aromatizues (parfum) i përdorur nga njëra prej këtyre shtetasve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
https://www.priza.al/2022/09/08/disa-qytetare-shkojne-ne-spitalin-e-fierit-me-shenja-helmimi-mister-shkaqet/