Helmimi i qytetarëve në Krujë/ Gjendet sasi e lartë bakteriale në ujë, prani streptokoku dhe e.coli

Në mostrat e ujit në Krujë, i cili dyshohet se ka shkaktuar simptoma helmimi tek qindar qytetarë është gjetur sasi e lartë bakteriale. Mësohet se bëhet fjalë për streptokok fekal dhe Escherichia coli (E. coli) sipas rezultateve të dala nga analizat e para të ujit që ka kryer drejtoria e Shëndetit Publik të Krujës.

Pranë depos së ujit ekziston një stallë bagëtish që dyshohet se është shkaku i ndotjes dhe helmimit, dhe ndërkohë analizat po kryhen edhe nga ISHP.

Të vjella, dhimbje stomaku, dobësi trupore, ishin disa nga shenjat që raportojnë familjarët e të shtruarve jashtë kamerave. Të prekur janë të gjitha grupmoshat, banues në qytet, teksa nuk raportohet për të shtruar nga fshatrat apo lagjet periferike.

Për ngjarjen reagoi edhe presidenti Meta si dhe deputetët e opozitës, të cilët kërkuan hetim të plotë dhe serioz mbi shkaqet dhe shkaktarët pasi situata të tilla rrezikojnë sigurinë kombëtare dhe shëndetin e qytetarëve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *