Helmimi i tre personave në Shkodër/ Reagon UKSH: Kanë konsumuar ujë të ambalazhuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ku tre persona u helmuan pasi konsumuan ujë të pijshëm me përmbajtje të lëndës djegëse (acid). Pas kësaj ngjarjeje ka ardhur edhe reagimi i Ujësjellës Kanalizime në Shkodër. Në deklaratën e tyre bëhet me dije se helmimi ka ardhur si pasojë e konsumimit të ujit të ambalazhuar nga një kompani. Ata kanë siguruar qytetarët lidhur me cilësinë e ujit.

Deklarata:

Ujësjellës Kanalizime Shkodër, në kuadër të transparencës dhe komunikimit me klientët e vet, sqaron opinionin publik lidhur me një lajm që është është shpërndarë minutat e fundit:

Personat nënë e bir dhe një kamarier, janë intoksikuar pasi kanë konsumuar ujë të ambalazhuar nga një kompani. Kjo konfirmohet edhe nga Prokuroria dhe AKU që bashkarisht po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

UK Shkodër siguron klientët për cilësinë e ujit, monitoruar periodikisht nga specialistë të Drejtorisë së Shendetit Publik Shkodër.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *