Helmimi në Shkodër/ Përfaqësuesja e hotelit: Ky ujë serviret prej vitesh këtu, kamerieri nuk e besoi dhe e provoi, u helmua gjithashtu

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në lokalin e një hoteli në qytetin e Shkodrës, ka ardhur dhe reagimi i këtij biznesi. Nënë e bir, si dhe kamarieri i lokalit u helmuan pasi konsumuan ujë të ambalazhuar.

Sonila Kruja, përfaqësuesja e hotel “Chicago” në qendër të Shkodrës, në një komunikim për mediat, ka treguar se shkak për ngjarjen nuk është bërë neglizhenca e stafit të hotelit.

“Kamarieri që hapi shishen pranë klientëve nuk e ka besuar pasi ky ujë serviret nga lokali ynë prej vitesh dhe nuk ka pasur asnjë lloj problemi. Kamarieri ka konsumuar ujin që pinë klientët dhe më pas edhe ai shfaqi shenja helmimi. Ne kemi njoftuar organet kompetente për zbardhjen e ngjarjes dhe kemi dorëzuar edhe të gjitha kamerat. Jemi të hapur ndaj të gjithë organeve ligjzbatuese për çdo kërkesë” – tha Kruja.

Sakaq, janë marrë për analizim mostra nga uji në çezmë i restorantit, dhe nga dy shishe të së njëjtës kompani që kanë konsumuar tre personat. Sipas rezultateve mostrat kanë dalë brenda normave, ndërsa shishja e ujit që u përdor nga të helmuarit, ndodhet e sekuestruar nga organi hetimor dhe pritet t’i nënshtrohet edhe ajo analizave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *