Në qytetin Pirot, në juglindje të Serbisë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme pasi 51 persona me simptoma të helmimit kanë kërkuar kujdes spitalor. Shkak është bërë rrjedhja e amoniakut pas përmbysjes së një vagoni të një treni mallrash mbrëmjen e djeshme. Nga aksidenti i ndodhur nuk ka patur të lënduar, por rrjedhja e gazit amoniak ka shkaktuar një përqëndrim të madh të tij në ajër, të dëmshëm për njeriun.
Në spital janë të shtruar 15 persona, 3 prej të cilëve fëmijë. Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën, në gjendje stabël, sipas njoftimit nga Qendra Klinike Universitare në Nish.
Ministria u bëri thirrje qytetarëve që jetojnë pranë vendit të ngjarjes të mos largohen nga shtëpitë dhe të mos dalin jashtë. Trafiku hekurudhor në atë zonë është ndërprerë.