“Hëna e plotë në Akrep është ndoshta Hëna më e fuqishme e vitit,” sipas astreologes Rachel.
Maji sjell shumë mot të ngrohtë dhe atmosfera të mira përreth.
Sakaq, priza.al ju sjell parashikimin nga astreologët, se si do ndikojë hena në akrep te secila shenjë e horoskopit:
Dashi: Lejoni që frika për financat të dalë në sipërfaqe, në mënyrë që ta tejkaloni. Shfrytëzoni kohën për strategji të reja në mënyrë që të ndjeni se keni mjaftueshëm të ardhura.
Demi: Kjo Hënë ju ndihmon që të vlerësoni veten. Merrni përgjegjësi dhe zotëroni zgjedhjet tuaja. Falni njerëzit që ju kanë lënduar dhe largoni energjitë negative. Është koha për një fillim të ri.
Binjakët: Vendosni në prioritet shëndetin. Duhet të kuptoni që është koha që të bëni zgjedhje të shëndetshme: Vetë-disiplinohuni dhe merruni me zakone të reja.
Gaforrja: Kjo Hënë e plotë do të jetë shumë kreative për ju. Do të gjeni mënyra për të shprehur veten. Lirohuni nga çdo presion i brendshëm. Në vend të presionit, lërini gjërat në rrjedhën e vet.
Luani: Hëna e plotë ju ndihmon që të keni hapësirë për pushim. Marrëdhëniet familjare gjithashtu po pësojnë disa ndryshime. Mund të jeni duke përjetuar stres. Nëse nuk ndiheni mirë, bëni diçka për kujdesin vetjak.
Virgjëresha: Hëna e plotë forcon aftësitë analitike. Nëse e gjeni veten duke u shqetësuar për aspekte të ndryshme të jetës, gjeni pak kohë për t’u qetësuar. Relaksohuni dhe kushtojini rëndësi ndjenjave.
Peshorja: Hëna e plotë rrit presionin te financat, por edhe sjell më shumë mundësi të reja.
Akrepi: Hëna e plotë ndodh në shenjën tuaj dhe do jetë më e fuqishme. Zotëroni fuqitë dhe bëni një lëvizje të guximshme. Çfarë doni të arrini? Nëse ndjeni një lëmsh emocionesh, përdorini për të motivuar veprimet e ardhshme.
Shigjetari: Hëna e plotë në Akrep mund t’ju nxisë që të jeni më të tërhequr, megjithatë do të doni që të mos izoloheni. Qëndroni në kontakt me të tjerët dhe ndërveproni. Kushtojini vëmendje çdo shenjë që universi do t’ju japë.
Bricjapi: Hëna e plotë do të ndriçojë në mënyrë të veçantë marrëdhëniet shoqërore. Po bëheni gjithnjë e më të vetëdijshëm se cilët miq mund të besoni vërtet. Ndoshta periudha e karantinës ju ka bërë më shumë reflektues. Tani është koha për mundësi të reja.
Ujori: Do të kapërceni çdo pengesë dhe frikë që ju bën të mendoni se nuk do të jeni aq të suksesshëm sa meritoni. Kjo është koha që të zbuloni qëllimin tuaj në jetë.
Peshqit: Hëna e plotë ju fton të eksploroni gjithë çfarë besoni, veçanërisht gjërat që lidhen me çështjet e zemrës. Kini besim te vetja dhe universi. Është kjo për të qenë kuriozë. Bëjini pyetje vetes, pyesni të tjerët.